Ka pas një numër punimesh dhe hulumtime në shqyrtimin e dy shtytësve të parë të konfliktit, por ka pas mungesë në përpjekje për identifikimin e paragjykimeve dhe perceptimeve të gabuara që rëndojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë, e lëre më të angazhohen në dialogun publik që synon dekonstruktimin e tyre. Studimi i paraqitur në këtë hulumtim synon pikërisht këtë – të emërtojë stereotipat etnikë dhe të nxisë një dialog të hapur që çon drejt mirëkuptimit dhe refuzimit të tyre në formësimin e perceptimeve etnike.