26 shtator 2019 – Grupin për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) në bashkëpunim me Institutin për Analiza të Politikave (I4PA) ka mbajtur punëtorinë e tretë në kuadër të serisë së aktiviteve që proovojnë dhe komunikojnë arritjet e dialogut teknik dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të qytetarëve.
Drejtoresha Ekzekutive e I4PA, Dea Gecaj, ka deklaruar se ky organizim ka për qëllim informimin e qytetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile në lidhje me përfitimin, ndikimin dhe zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.
“Qëllimi i punëtorisë së sotshme është informimi i pjesëtarëve të shoqërisë civile mbi arritjet e dialogut teknik. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në përkrahjen e aspekteve positive të marrëveshjeve dhe angazhimin e qytetarëve në diskutim mbi dialogut dhe arritjet e tij”, tha Gecaj.
Eksperti i dialogut me Serbinë, Dren Zeka elaboroi në mënyrë kronologjike procesin e dialogut teknik, marrëveshjet e arritura si dhe përfitimet që dalin nga ato. Z. Zeka, inkurajoi pjesëmarrësit të përcjellin nga afër procesin e dialogut në mënyrë që të kuptojnë përfitimet si dhe mënyrat se si ata mund të kontribuojnë në këtë proces.
Në anën tjetër zyrtari për politika në Grupin për Ballkan (BPRG), Abdullah Ferizi, theksoi qëllimin e projektit që promovon dhe komunikon përfitimeve nga ky process si dhe ndikimin e tyre në jetërat e përditshme të qytetarëve.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësia e dialogut si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Pjesëmarrësit folën për përvojat e tyre para dhe pas arritjes së marrëveshjeve, e me theks të veçantë përfitimet që kanë pasur pas arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Ata po ashtu u shprehen se frustrimi mbi moszbatimin e këtyre marrëveshjeve ekziston për të dyja vendet.
Iniciativa si kjo e sotmja, u shpreh Florina Ujupi, janë të një rëndësie të veçantë për informimin e të rinjve mbi rezultatet e dialogut teknik. Ajo inkurajoi që formate të tilla të punëtorive të mbahen më shpesh, kjo pasi që punëtoria shërbeu në afrimin e dialogut tek qytetarët përmes informimit më të saktë mbi të.
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë.