25 maj 2019 – Fondi Ballkanik për Ekselencë Politike (BFPE) më 25 maj, organizoi seminarin vjetor në Sabac ku Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi mbajti panelin mbi “Arritjet e Dialogut Teknik midis Beogradit dhe Prishtinës: përmirësimi i jetës së përditshme të qytetarëve”. Folësit, Shpetim Gashi nga Këshilli për Qeverisje Inkluzive dhe Dragisha Mijaçiç nga Konventa Kombëtare e Serbisë në BE diskutuan temat e dialogut teknik me pjesëmarrësit nga partitë politike, qeveria serbe, përfaqësuesit e qeverive lokale, organizatat e ndryshme të shoqërisë civile, ekspertët dhe mediat.
Ky aktivitet është pjesë e projektit KSPAG.
Kjo seminar është organizuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.