15 mars 2019, – Lëvizja Evropiane në Serbi, si anëtare e “Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi“, i financuar nga Bashkimi Evropian, organizoi tryezë të rrumbullakët me temën “Marrëveshjet teknike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – Transporti, Energjia dhe Tregtia” në Bibliotekën Kombëtare në Kralevë.
Si pjesë e projektit për informimin dhe promovimit të publikut rreth përfitimeve dhe rezultateve të dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, tryeza e rrumbullakët mblodhi së bashku përfaqësuesit e OSHC-ve që punojnë në integrime evropiane, ekspertët dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Serbisë.
Gjatë prezantimit të marrëveshjeve të dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si gjyqësori, energjia dhe telekomunikacioni, Suzana Grubjesic, sekretare e përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi.
“Zbatimi i marrëveshjeve teknike është një nga sfidat më të mëdha në rrugën e integrimit evropian të Serbisë, kërkon reforma dhe modernizim, si dhe progres në të gjitha fushat”, tha Grubjesic.
Në tryezë u vlerësua se ekonomia nuk duhet të përdoret për qëllime politike.
Miroslav Miletic, këshilltar i Presidentit të Odës Ekonomike të Serbisë, theksoi se sot marrëdhëniet tregtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë të ngarkuara me probleme si vendimi për tatimet, por ai deklaroi se para krizës dy odat ekonomike kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
“Ne jemi krenar për bashkëpunimin midis dy odave ekonomike mbi bashkëpunimin ndërmjet kompanive, lehtësimin e inspektimeve tregtare, si dhe pjesëmarrjen në panaire tregtare dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Miletic.
Sipas Aleksandar Kovacevic, nga Instituti i Studimeve të Energjisë në Oksford, për shkak të ngritjes së presioneve konkurruese, të dyja ekonomitë varen nga ndryshimet në një rajon më të gjerë, siç janë ndryshimet në çmimet relative të energjisë, qasja në infrastrukturën e transportit dhe portet detare.
Ai paralajmëroi për “nivelin e ndotjes dramatike të ekspozuar ndaj të dyja palëve për shkak të rolit dominues të termocentraleve në sistemet e energjisë”.
Jovana Jakovljevic, nga Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial, shprehu shqetësime se zbatimi i marrëveshjeve teknike ka mangësi, në dinamikë, mungesë të rezultateve, si dhe çështja e marrëveshje që nuk kanë filluar të implementohen akoma.
“Ka sfida në zbatimin e marrëveshjeve teknike, por është më e rëndësishmja të marrim parasysh cilësinë e jetës së njerëzve, jeta e të cilëve varet nga këto marrëveshje”, tha Jakovljevic.
Rreth 35 pjesëmarrës morën pjesë në tryezën e rrumbullakët, nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Kraljevës, këshillit të qytetit, këshilltarëve komunalë, përfaqësuesve të kompanive lokale, Odës Rajonale të Tregtisë, OJQ-ve lokale e rajonale dhe organizatave rinore. Duke shprehur pikëpamjet e tyre, pjesëmarrësit theksuan se ka kufizime politike në zbatimin e marrëveshjeve, por gjithashtu përmendën edhe domosdoshmërinë për tejkalimin e pengesave.
Në tryezën e rrumbullakët u theksua se zbatimi i marrëveshjeve teknike është i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe perspektivën evropiane të të dy shoqërive.
Tryeza e rrumbullakët është pjesë e aktiviteteve të projektit “Promovimi dhe komunikimi i benefiteve të dialogut Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE”, i implementuar nga KSPAG.
Kjo tryezë e rrumbullakët është organizuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.