27 shtator 2019 – Përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe palëve të tjera të interesit morën pjesë në një tryezë te rrumbullaket ne Mitrovicën Veriore të organizuar nga OJQ Aktiv, anëtare e KSPAG-ut. Në tryezë u diskutuan përfitimet e zbatimit të marrëveshjeve teknike, me fokus të veçantë në ndikimin e tyre tek Serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera.
Gjatë pjesës së parë të tryezës, pjesëmarrësit diskutuan se si zbatimi i marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes, të cilat ato i veçuan si ato që kanë ndikuar më së shumti në jetën e komunitetit serb të Kosovës. Marrëveshja për telekomunikacionin dhe njohjen e diplomave u vlerësuan si marrëveshje nga të cilat komuniteti serb në Kosovë ka përfituar më së shumti. Marrëveshja e telekomunikacionit ka lejuar një komunikim më të mirë ndërmjet komuniteteve ndërsa marrëveshja për njohjen e diplomës u lejon të rinjve të gjejnë punë, të shkojnë në programe shkëmbimi dhe në përgjithësi i ofron atyre mundësi për një jetë më të mirë profesionale. Megjithatë, është theksuar se ekziston një ndryshim në nivelin e ndikimit që ka procesi i zbatimit të marrëveshjeve tek Serbët e Kosovës, në varësi nëse ata jetojnë në jug të lumit Ibër, apo në veri të tij.
Tryeza u përmbyll me njohjen e nevojës për përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e dialogut teknik. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për një proces më transparent, në mënyrë që qytetarët të informohen më mirë me procesin dhe përmbajtjen e dialogut. Përfshirja më e madhe e qytetarëve në procesin e dialogut do të u mundësonte atyre të japin kontributin e tyre në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ata.
aktivitet u organizua me mbështetjen e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësia e vetme e Grupit të Politikave dhe Avokatisë në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të përfaqësuar pikëpamjet e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.