24 shkurt 2020 – Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi mbajti një konferencë në Beograd, ku u prezantuan dhe diskutuan rezultatet e hulumtimit mbi perceptimin e qytetarëve për dialogun teknik, të realizuar në Serbi dhe Kosovë.
Panelistët e konferencës “Dialogu teknik Beograd-Prishtinë: A dëgjojnë politikanët qytetarët?” ishin përfaqësues të organizatave anëtare të KSPAG-ut, gjegjësisht Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë (BCBP), dhe Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Duke diskutuar se çfarë mendojnë qytetarët për marrëveshjet e arritura në mes Beogradit dhe Prishtinës, panelistët analizuan se sa janë qytetarët e informuar për përfitimet që u sjellin atyre marrëveshje teknike, dhe se si ato mund të përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve.
Isidora Stakic nga BCBP dhe Donika Marku nga QKSS, prezantuan disa nga gjetjet kryesore të hulumtimit të cilat tregojnë se qytetarët e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë njohuri të mëdha rreth dialogut teknik, dhe se informatat publike për marrëveshjet mungojnë.
Sipas zonjës Stakic, hulumtimi në tetë qytete në Serbi ka treguar se tema e dialogut është mjaft prezente në media, megjithatë njohuritë e qytetarëve për temën e dialogut në Bruksel janë të limituara, dhe se u mungon besim tek mediat dhe politikanët.
Donika Marku e QKSS deklaroi se qytetarët nuk mund të shmangin lajmet e përditshme për dialog dhe port pothuajse të gjithë të anketuarit theksojnë mungesën e transparencës në dialog.
Sipas Marko Savkoviç nga BFPE, pasi që dialogu politik është gjithnjë e më i pranishëm në media, arritjet e procesit të dialogut teknik kanë mbetur nën hijen e tij. Ai tregoi se projekti i KSPAG-ut e adresoi përfitimet e dialogut teknik duke i përshirë qytetarët dhe duke iu mundësuar atyre të sjelin perspektivën e tyre në debat.
Përfaqësuesit e misioneve diplomatike, organizatat ndërkombëtare, institucionet, shoqëria civile dhe media morën pjesë në prezantimin e hulumtimit.
Ky aktivitet dhe publikim u mundësuan me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij aktiviteti dhe publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqesë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.