Publikimet

Marrëveshjet e dialogut teknik Kosovë-Serbi: Përshtypjet në terren

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian: “Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve nga Dialogu Kosovë-Serbi, i Ndërmjetësuar nga BE-ja”, anëtarët e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG): Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), OJQ Aktiv dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), kanë kryer një studim që për qëllim pati analizimin e përshtypjeve dhe përvojave personale të qytetarëve për dialogun teknik dhe rezultatet e tij.

Pikëpamjet mbi marrëveshjet e Dialogut Teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ky publikim është përmbledhje e artikujve mbi përfitimet e marrëveshjeve të dala nga dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Artikujt paraqesin ndikimin e marrëveshjeve në jetët e qytetarëve si dhe arritjet e dialogut teknik në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve. Autorët e artikujve, qytetarë e profesionistë nga Kosova dhe Serbia sjellin pikëpamjet dhe përvojat e tyre personale mbi rezultatet pozitive të një sërë marrëveshjesh të dialogut teknik, sikurse ato për energjinë, lëvizjen e lirë, gjyqësorin, vulat doganore, menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) dhe marrëveshjen për transportin e mallrave të rrezikshme (ADR). Disa nga shkrimet përshkruajnë edhe ndikimin e këtyre marrëveshjeve në marrëdhëniet mes qytetarëve, si brenda Kosovës, ashtu edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Ata poashtu ofrojnë rekomandime konkrete në përmirësimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe identifikojnë fusha të reja të cilat duhet të adresohen në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve. 

Asociacioni i komunave serbe: Të kuptuarit e pikëpamjeve kontradiktore të shqiptarëve dhe serbëve

Publikim i Grupit për Ballkan: Marrëveshja për Asociacionin / Komunitetin e Komunave me shumicë serbe shënon themelin e mosmarrëveshjes së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë. Parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit / Komunitetit, të dakorduara në gusht 2015, sollën më shumë polemika dhe shkaktuan një krizë të pashembullt në Kosovë. Përkrahësit e mbështetën atë si një mjet për të integruar serbët e veriut të Kosovës në juridiksionin e Kosovës dhe për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Megjithatë, Asociacioni është bërë një çështje e komplikuar në praktikë. Shumë segmente të shoqërisë kosovare e refuzojnë një Asociacion të këtij lloji, Gjykata Kushtetuese vendosi që ajo është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe qeveria është kryesisht e gatshme ta zbatojë atë derisa Serbia të paraqesë plane të qarta për tërheqjen e institucioneve paralele që ajo financon rreth të Kosovës. Lexo më shumë në ueb faqen e BPRG.

Qëndrimet e qytetarëve në veri të Kosovës 2018

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Pikëpamjet ose konkluzionet e shprehura në këtë publikim nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Mundësitë dhe pengesat për zhvillimin e Biznesit në Kosovën Veriore (English Only)

Ky hulumtim u zhvillua si pjesë e projektit “Përforcimi i bashkëpunimit midis bizneseve të veriut të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Kosovës”, të implementuar nga OJQ AKTIV në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Projekti u përbë nga aktivitetet me qëllim njohjen e bizneseve të veriut të Kosovës me kërkesat e ndryshme të përcaktuara nga korniza ligjore e Kosovës, si dhe trajtimi i sfidave ekzistuese për ndërmarrjet e veriut për të hyrë në tregun e Kosovës.

Analizë e trendit 2017: Studim i opinionit të qytetarëve në veriun e Kosovë

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Pikëpamjet ose konkluzionet e shprehura në këtë publikim nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të hapur.

Analiza e Trendit 2016: Qëndrimet e qytetarëve në Kosovën veriore

Hulumtimi është pregaditur për projektin e “Point One”.Hulumtimin e realizoi OJQ “AKTIV” Brenda kornizës së projektit të “Point One” të implementuar nga Qendra e Energjisë Qytetare. Projekti është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të hapur. Pikëpamjet ose konkluzionet e shprehura në këtë publikim nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të hapur.

Qasja Në Shtetësi Në Kosovë – Analizë

Ky publikim mbështetet nga Zhvillimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe të menaxhuara nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e OJQ-së Aktiv dhe nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si e SDC-së, DANID-së ose KCSF-së.

Kosova: Zona e pasaportave speciale

Dispozita të përcaktuara të marrëveshjeve të Brukselit lënë shumë hapësirë për interpretimet arbitrare, zbatimin jo kontradiktor të marrëveshjeve, ligjet dhe aktet nënligjore kombëtare dhe mungesën e përgjithshme të njohurive për atë që është rënë dakord rezultojnë në probleme në jetën e përditshme për qytetarët e Serbisë me qëndrim të përhershëm në Kosovë. Situata si e tillë jo vetëm që rrezikon lirinë e lëvizjes por gjithashtu ndikon në procesin e integrimit të komuniteteve jo-shumicë – të parapara me dokumentin më të lartë ligjor të Kosovës, Kushtetutën dhe të ndjekur nga dialogu i udhëhequr nga BE.

Perceptimet e ndërsjella të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë

Ka pas një numër punimesh dhe hulumtime në shqyrtimin e dy shtytësve të parë të konfliktit, por ka pas mungesë në përpjekje për identifikimin e paragjykimeve dhe perceptimeve të gabuara që rëndojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë, e lëre më të angazhohen në dialogun publik që synon dekonstruktimin e tyre. Studimi i paraqitur në këtë hulumtim synon pikërisht këtë – të emërtojë stereotipat etnikë dhe të nxisë një dialog të hapur që çon drejt mirëkuptimit dhe refuzimit të tyre në formësimin e perceptimeve etnike.