28 shkurt 2020 – Qendra Kosovare per Studime të Sigurisë (QKSS), anëtare e KSPAG-ut, ka mbajtur konferencën në të cilën është bërë publikimi i raportit “Marrëveshjet e dialogut teknik Kosovë – Serbi: përshtypjet në terren”. Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve nga Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja” financuar nga BE-ja dhe Ambasada e Mbretërsë Norvegjeze në Kosovë, anëtarët e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), OJQ Aktiv dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), kanë kryer një hulumtim që për qëllim pati analizimin e përshtypjeve dhe përvojave personale të qytetarëve lidhur me dialogun teknik dhe rezultatet e tij.
Në konferencë përfaqësuesit e tri organizatave partnere nga Kosova dhe Serbia shpjeguan qëllimin e hulumtimit dhe paraqitën gjetjet kryesore duke elaboruar dallimet e rezultateve në mes të Kosovëa dhe Serbisë.
Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ambasadave, profesorë, si dhe përfaqsues nga instituconet lokale dhe qendrore.
Raportin mund ta gjeni këtu
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqesë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.