Projektet

Promovimi dhe komunikimi i benefiteve të Dialogut teknik mes Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-së
Financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë,

Rreth projektit

Ky projekt synoi të promovojë dhe komunikojë dialogun e lehtësuar nga BE duke bashkuar dhe përafruar njerëzit dhe qëndrimet e tyre. Aktivitetet e projektit ishin të dizajnuara në atë mënyrë që të arrihet tek publiku i gjerë – përfshirë, shqiptarët e Kosovës, serbët e Kosovës dhe qytetarëve nga Serbia për të nxjerrë në pah përfitimet dhe ndikimin pozitivë të dialogut teknik.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të promovojë dhe komunikojë përfitimet e dialogut teknik të lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për publikun e gjerë duke u përqendruar në një numër aktivitetesh komunikuese dhe gjithëpërfshirëse, bashkëpunimin peer-to-peer, hulumtim dhe angazhim lokal.

Objektivat specifike të projektit

  • Të zgjeroj mbështetjen për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve nga Kosova dhe Serbia duke krijuar kanale efektive për shkëmbimin e përfitimeve dhe rezultateve të dialogut.
  • Të rishikoj perspektivën e qytetarëve për dialogun teknik dhe procesin e tij për të lejuar një proces dhe masa të normalizuara më të mira.
  • Të lehtësoj bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis të rinjve, OJQ-ve, vendimmarrësve dhe mediave për të mbështetur dialogun teknik.
  • Përmirësimi i komunikimit dhe nxitja e perspektivës përparimtare të qytetarëve mbi dialogun teknik dhe normalizimin e marrëdhënieve.
  • Të krijoj një grup të përhershëm të OJQ-ve dhe “Think Tanks” për të mbrojtur dhe mbështetur dialogun teknik midis Beogradit dhe Prishtinës.

Aktivitetet kryesore

  • Informimi dhe komunikimi mbi dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë
  • Hulumtime, publikime dhe konferenca
  • Bashkëpunimi mes kolegëve (Peer-to-Peer)
  • Angazhimi lokal
  • Fuqizimi i konsorciumit KSPAG