Grupi për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi (KSAPG) është një konsorcium i OJQ-ve dhe instituteve hulumtuese, të cilat besojnë fuqishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupi u bashkua me një qëllim të përbashkët për të ripërtërire mbështetjen për dialogun në kohën kur interesi i shumë aktereve në të dy shoqëritë kishte pësuar rënie. Përpjekjet tona individuale dhe të përbashkëta kanë për qëllim të krijojnë qasje dhe ide të reja për të mbështetur dialogun dhe për të përmirësuar pikëpamjet dhe narracionin publik. Aktivitetet e KSPAG-ut kanë për qëllim të njoftojnë qytetarët dhe akteret tjerë më saktë për procesin e dialogut, rrisin mbështetjen për të krijuar ide të reja për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Grupin për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi përbëhet nga Balkans Policy Research Group (BPRG], Demokraci për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë (QKSS), dhe NGO Aktiv nga Kosova dhe Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE), Belgrade Center for Security Policy (BCSP), The Lawyers’ Committee For Human Rights (YUCOM), European Movement Serbia (EMinS) nga Serbia përbejnë Grupin për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi.